Nëpërmjet një njoftimi të partisë pro-ruse thuhet se “Maqedonia e vetme, populli maqedonase dhe pjesa më e madhe e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë me padurim presin ta dëgjojnë lajmin e gëzueshëm nga Ivanov për amnistimin e mbrojtësve të Kushtetutës që janë të dënuar për më shumë se dy shekuj me burgim vetëm pse hynë në Kuvend me besim të fortë se po mbrojnë rendin juridik të shtetit”.
“Maqedonia e vetme pret nga Ivanov që të mos dëgjojë kërcënimet e djeshme të Zoran Zaevit dhe Ali Ahmetit”, thonë nga kjo parti duke cekur se Zaev kërcënoi se kryetari i ardhshëm do të anulojë amnistitë eventuale të Ivanovit ndërsa Ahmeti paralajmëroi pasoja në shtet nëse Ivanov e jep amnistinë, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ata i bëjnë thirrje Ivanovit të mos frikësohet nga, siç thonë blefi i Zaevi dhe Ahmetit për shkak se kërcënimet e Zaevi s’kanë bazë ligjore ndërsa për kërcënimet e Ahmetit, nga Maqedonia e vetme thonë se durimi i popullatës maqedonase i tejkalon të gjithë kufinjtë e mundshëm nëse Ahmeti përsëri bën probleme dhe se këtë herë do të ketë punë me popullin maqedonase./Telegrafi/