Site icon Telegrafi

“Maqedonia e vetme është këtu” porositën grekët në Selanik (Foto)

Ekipi nga Selaniku PAOK sonte në fushën e vete e priti priti ekipin e Spartak Moskës në ndeshje në kualifikimet e ligës së kampionëve, por për tifozët grek ndeshja e futbollit ishte në rend të dytë,

Ata vendosën një mbishkrim të madh ku thuhet “Maqedonia e vetme dhe ajo është këtu”, mbishkrimi ishte në gjuhën angleze. Mbetet të shihet se a do t’i dënojë UEFA, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Reagimet vijnë si pasojë e marrëveshjes mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë për kontestin dekadash për çështjen e emrit që e nënshkruan dy Ministrat e Jashtëm të të dyja shteteve, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kotzias në Prespë./Telegrafi/

Exit mobile version