Në programin e punës së MRTV-së është shpallur buxheti për vitin e ardhshëm dhe në të parashihet që Maqedonia e Veriut të merr pjesë në Eurovisionin e vitit të ardhshëm.
“Programi i Radio Televizionit të Maqedonisë në vitin 2024 do të shënohet edhe me pjesëmarrjen në Eurovision 2024, ku vlerat muzikore maqedonase do të prezantohen përmes këngës – pjesëmarrëse në këtë festival”, thuhet në program.
Këtë lajm e bëjnë të ditur edhe faqet zyrtare muzikore, të cilat japin një kronologji të pjesëmarrjes së përfaqësuesve maqedonas në Eurovision.
Buxheti prej 1.5 milionë denarëve (24.375 euro) të paraparë i referohen edhe Eurovisionit për junior./Telegrafi/