Telegrafi

Maqedonia e Veriut prek finalen e “Eurovision” pas shtatë vitesh

Foto: Tamra Todevska/Instagram

Ka përfunduar edh nata e dytë gjysmë-finale e “Eurovision 2019”.

Dhjetë shtetet më të votuara nga publiku dhe juria kanë fituar biletën për në natën finale, e cila do të mbahet të shtunën e datës 18 maj në Tel Aviv të Izraelit.

Lexo po ashtu Dhjetë shtetet e natës së dytë që u kualifikuan për në finalen e "Eurovision 2019"

Shqipëria e prezantuar denjësisht nga këngëtarja Jonida Maliqi, e cila këndoi në shqip këngën përfaqësuese “Ktheju Tokës”.

Ndërkohë, përveç Shqipërisë edhe një shtet tjetër ballkanik ka arritur të kualifikohet në finale, dhe ajo është Maqedonia e Veriut.

Lexo po ashtu Shqipëria kualifikohet në finalen e "Eurovision 2019"

Artistja maqedonase, Tamara Todesvka ka arritur të marrë votat e duhura, duke arritur që pas shtatë vitesh ta kualifikojë shtetin e saj në finalen e “Eurovision”-it.

Artistja Tamara Todevska gjatë interpretimit të këngës së saj në “Eurovision 2019” (Foto: Tamara Todevska/Instagram)

Në një prononcim për Telegrafin të dhënë javë më parë, Tamara kishte rrëfyer tematikën e këngës së saj të veçantë, duke thënë edhe shumë fjalë të mira për përfaqësuesen e Shqipërisë, Jonida Maliqin.

Lexo po ashtu Maqedonia e Veriut niset me "krenari" sivjet në Eurovision, Tamara Todevska: Shpresoj që bashkë me Shqipërinë ta prekim finalen

“Kënga ime është tregim për shpresë, për ringritje për një ditë të re. Në ditën e këndimit do të ngrejmë lartë njerëzit që e jetojnë jetën sipas rregullave të tyre dhe asnjëherë nuk gjunjëzohen, pa marrë parasysh çka ndodh në jetë”, ka thënë Todevska për Telegrafin.

Përndryshe, hera e parafundit kur Maqedonia e Veriut kishte prekur finalen e “Eurovision”, ishte në vitin 2012 kur u përfaqësua nga artistja e njohur, Kaliopi, me këngën “Crno i belo”, dhe ishte renditur në vendin e 13-të. /Telegrafi/