Ka përfunduar edh nata e dytë gjysmë-finale e “Eurovision 2019”.
Dhjetë shtetet më të votuara nga publiku dhe juria kanë fituar biletën për në natën finale, e cila do të mbahet të shtunën e datës 18 maj në Tel Aviv të Izraelit.
Shqipëria e prezantuar denjësisht nga këngëtarja Jonida Maliqi, e cila këndoi në shqip këngën përfaqësuese “Ktheju Tokës”.
Ndërkohë, përveç Shqipërisë edhe një shtet tjetër ballkanik ka arritur të kualifikohet në finale, dhe ajo është Maqedonia e Veriut.
Artistja maqedonase, Tamara Todesvka ka arritur të marrë votat e duhura, duke arritur që pas shtatë vitesh ta kualifikojë shtetin e saj në finalen e “Eurovision”-it.
Në një prononcim për Telegrafin të dhënë javë më parë, Tamara kishte rrëfyer tematikën e këngës së saj të veçantë, duke thënë edhe shumë fjalë të mira për përfaqësuesen e Shqipërisë, Jonida Maliqin.
“Kënga ime është tregim për shpresë, për ringritje për një ditë të re. Në ditën e këndimit do të ngrejmë lartë njerëzit që e jetojnë jetën sipas rregullave të tyre dhe asnjëherë nuk gjunjëzohen, pa marrë parasysh çka ndodh në jetë”, ka thënë Todevska për Telegrafin.
Përndryshe, hera e parafundit kur Maqedonia e Veriut kishte prekur finalen e “Eurovision”, ishte në vitin 2012 kur u përfaqësua nga artistja e njohur, Kaliopi, me këngën “Crno i belo”, dhe ishte renditur në vendin e 13-të. /Telegrafi/