Site icon Telegrafi

Maqedonia e Veriut me planet e fundit për sfidën ndaj Letonisë

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futboll po përgatitet për dy ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve, ndeshje këto që luhen këtë nëntor, njofton Telegrafi.

“Verdhekuqtë” ditë më parë kanë filluar me stërvitje në qendrën stërvitore të FFM-së dhe sot sonte do të përgatisin edhe strategjitë e fundit për ndeshjen e parë ndaj Letonisë, përballje që do të luajnë të enjten (14.11.2024), e njëkohësisht me mendje janë edhe të dueli i të dielës, kur përballë do të kenë përfaqësuesen e Ishujve Faroe.

Përfaqësuesja e vendit tonë sonte zhvillon seancën e fundit stërvitore, ndërsa nesër në Arenën “Todor Proeski” me fillim nga ora 20:45 do të luajë ndeshjen kundër përfaqësueses së Letonisë.

Risi në formacion e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut është Behar Fetahi, i cili luan te Domzhale, gjithashtu edhe Sefer Emini,  Lirim Qamili, Visar Musliu, Isnik Alimi, Ezgjan Alioski dhe kapiteni Enis Bardhi. / Telegrafi /

Exit mobile version