Republika e Maqedonisë së Veriut mirëpret përpjekjet e gjera të SHBA-ve nën udhëheqjen e Presidentit Trump, të reflektuar në planin e tij për të zgjidhur konfliktin izraelito-palestinez, thonë nga zyra e shtypit të Qeverisë.
“Status kuoja nuk është e qëndrueshme, shpresojmë se nëpërmes negociatave do të çojnë në zgjidhjen e shumëpritur për dy shtetet bazuar në vizionin e paqes në Lindjen e Mesme. Ne u bëjmë thirrje udhëheqësve izraelitë dhe palestinezë që të shfrytëzojnë këtë moment dhe të demonstrojnë angazhim të qartë për të arritur zgjidhje të negociuar për këtë konflikt të zgjatur”, thuhet në deklaratën e Qeverisë.
Maqedonia e Veriut, thuhet në deklaratë, është e angazhuar për të arritur paqe dhe stabilitet në Lindjen e Mesme, një zgjidhje të qëndrueshme dhe të drejtë të konfliktit, e cila respekton interesat legjitime të të dyja palëve dhe merr parasysh rezolutat përkatëse të Kombeve të Bashkuara./Telegrafi/