Delegacioni i Maqedonisë nuk do të marr pjesë në Eurovision Song Contest 2024 në Malmö të Suedisë, i cili është viti i dytë pa përfaqësisë tonë në këtë garë muzikore.
Transmetuesit publik nga 37 vende kanë konfirmuan pjesëmarrjen e tyre në ngjarjen më të madhe të muzikës live në botë, e cila do të zhvillohet në Malmö majin e ardhshëm.
We’re deeply sad to confirm that ?? North Macedonia will be absent from the Eurovision Song Contest for the second year in a row.
Best of luck to all 37 competing countries and we’re looking forward to the big show in Malmö. pic.twitter.com/uOT5S2gX9z
— ?? Macedonia in Eurovision (@esc_macedonia) December 5, 2023
“Me pikëllim të thellë konfirmojmë se Maqedonia do të mungojë në Eurovision për të dytin vit radhazi. Suksese të gjitha 37 vendeve konkurruese dhe presim me padurim shfaqjen e madhe në Malmö”, njoftoi faqja Maqedonase Fan për përzgjedhjen e këngës së Eurovisionit në platformën X, ish Twitter.
Nga vendet e rajonit pjesëmarrjen e kanë konfirmuar Shqipëria, Kroacia, Greqia, Serbia dhe Sllovenia.
Nuk kishte asnjë delegacion maqedonas në Eurovisionin 2023 në Liverpul për shkak të, siç informoi Radio Televizioni Maqedonas, tarifa e shtuar e regjistrimit për pjesëmarrje dhe kostot e rritura të krizës energjetike.
Performanca e fundit e vendit në Eurovision ishte në vitin 2022. /Telegrafi/