Site icon Telegrafi

Maqedonia e Veriut nuk ka kapacitete të mjaftueshme për riciklimin e mbetjeve

Përskaj faktit se Bashkimi Evropian deri më tani ka investuar mbi 50 milionë euro për ndërtimin e qendrave të riciklimit për mbetjet në vend, përsëri Maqedonia e Veriut ka ngecje dhe vonesa në riciklimin e mbetjeve. Bashkimi Evropian thotë se vendi ka një kapacitet të ulët absorbues dhe kërkon përshpejtim të infrastrukturës për mbetjet.

“BE-ja deri tani është mobilizuar dhe e ka mbështetur vendin me më shumë se 50 milionë euro ndihmë për të ndërtuar atë infrastrukturë, por më duhet të them se kapaciteti absorbues në vend është shumë i ulët. Jemi duke parë vonesa shumë të mëdha në ndërtimin e këtyre kapaciteteve infrastrukturore. Ata kërkojnë procese të gjata planifikimi dhe specifikimet të jenë siç duhet. Do të donim të shikojmë një shpejtësi më të madhe në realizimin e këtyre proceseve. Gjithashtu nevojitet ngritje e vetëdijes publike me fushata,” tha Steffen Hudolin, delegacioni i Bashkimit Evropian.

Për kritikat e Bashkimit Evropian, Ministria e Ekologjisë thotë se në vend implementimi i riciklimit është sfidë në vete, pasi kjo nuk varet vetëm nga ata. Problematike në të këtë rast theksohet edhe mungesa e inspektorëve.

“Ajo që është sfidë e madhe tek ne është implementimi. Pra, implementimi nuk varet vetëm nga Ministria e Mjedisit, por para së gjithash varet nga qytetarët, ne si qytetarë duhet ta respektojmë ligjin, më pas komuniteti i bizneseve, të cilët aplikojnë për leje, përderisa i plotësojnë kushtet, ne kemi dhënë leje për përpunimin e mbetjeve. Dhe sigurisht është e nevojshme ngritja e vetëdijes publike, që ne tani kemi filluar të punojmë…9:28 Kapaciteti i inspektorëve me të vërtet është shumë i dobët, nevojitet më shumë njerëz, por jemi duke punuar edhe për këtë çështje,” u shpreh Ana Karanfilova Maznevska përfaqësuese e Ministrisë së Ekologjisë.

Në vend ka shumë deponi që kanë mbetje me rrezik të lartë, prej 54 deponive 16 janë me rrezikun më të lartë, ndër ato është deponia e Ohisit që ka mbetje të Lindanit dhe miniera e arsenit në fshatin Llojan të Komunës së Likovës. Për këtë të fundit Qeveria e kaluar kishte paraparë fonde për dislokimin dhe asgjësimin e mbetjeve të rrezikshme kimike, por deri në përfundim të mandatit nuk ndërmorën asgjë./Alsat/

Exit mobile version