Klubi italian, Napoli ka njoftuar se lojtari i dytë që ka rezultuar pozitiv për COVID-19, është përfaqësuesi i Maqedonisë së Veriut, Eljif Elmas, i cili do të humb udhëtimin me Juventusin dhe ndeshjen e Ligës së Kombeve ndaj Përfaqësueses së Kosovës.
Napoli mundi Genoan me rezultat 6-0 fundjavën e kaluar dhe disa orë pas asaj loje, një shpërthim masiv i coronavirusit u përhap në të gjithë skuadrën e Genoas.
Tani ka 22 raste në klub midis lojtarëve dhe stafit, shumë prej të cilëve luajtën kundër Napolit të dielën e kaluar.
Prandaj u frikësua se ata kishin infektuar disa nga ekipi i Napolit, por pas testimeve kanë rezultuar vetëm dy raste pozitive në Stadio San Paolo.
Zielinski tashmë u testua pozitivisht të enjten, ndërsa nga raundi i dytë i testimeve, Napoli konfirmoi se mesfushori Elmas gjithashtu ishte testuar pozitiv për COVID-19.
The results of the last four tests have revealed that Elif Elmas has tested positive for Covid-19.
— Official SSC Napoli (@en_sscnapoli) October 3, 2020
Natyrisht që të dy janë jashtë udhëtimit të nesërm të Napolit në Torino kundër Juventusit, ndërsa Elmas do ta humb edhe ndeshjen me Kosovën.
Maqedonia e Veriut dhe Kosova do të luajnë më 8 tetor në kuadër të gjysmëfinales së “Play-Offit” të Ligës së Kombeve për kualifikim në Euro 2020. /Telegrafi/