Telegrafi

Negociatat me BE-në, Maqedonia e Veriut në Bruksel fillon skriningun shpjegues për Klasterin 5

Duke filluar prej sot dhe deri me 20 korrik, në Bruksel, delegacioni i Maqedonisë së Veriut së bashku me atë të Republikës së Shqipërisë do të ndjekin skriningun shpejgues për Klasterin 5, Resurse, bujqësi dhe kohezion.

Siç njoftojnë nga Sekretariati për Çështje Evropiane, ky është një klaster shumë i rëndësishëm dhe voluminoz dhe i njëjti rregullon 5 Kapituj shumë të rëndësishëm që lidhen me zhvillimin ekonomik të një vendi si që janë: Bujqësia dhe zhvillimi rural, siguria e ushqimit, veterinaria dhe politika fitosanitare, peshkataria, politika rajonale dhe koordinimi i intrumenteve strukturore si dhe dispozitat financiare dhe buxhetore.

Gjatë këtyre 4 ditëve të skriningut shpjegues për Klasterin 5, ekspertët e Komisionit Evropian do të prezantojnë përpara delegacioneve të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë risitë në legjislacionin e BE-së sa përket këtij klasteri, gjegjësisht direktivat dhe regullativat e reja të miratuara pas vitit 2018, kurse delegacioni i Maqedonisë së Veriut duhet të tregojë kornizën kohore në të cilën vendi pritet t’i miratojë dhe të njëjtat t’i inkorporojë në legjislacionin vendas.

Maqedonia e Veriut deri më tani ka përmbyllur skriningun bilateral dhe shpjegues për 4 Klastera, apo gjithsej 26 Kapituj dhe 3 fusha. Mbetet që deri në nëntor të këtij viti, ta kompletojmë edhe skriningun bilateral për dy Kapitujt e fundit, respektivisht të përfundojnë skrining takimet për 7 kapitujt e mbetur për 2 klasterët e fundit: Resurse, bujqësi dhe kohezion dhe Marrëdhëniet e jashtme.