Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut ka dalur me fitore dhe tre pikë në duelin me Maltën në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Europian, pasi triumfoi në stadiumin nacional të Maltës me rezultat 2-0.
Maqedonisë iu deshën vetëm 5 minuta nga fillimi i ndeshjes për të gjetur rrjetën.
Elif Elmas ishte autor i golit të parë, pas një kombinimi përfekt që kishte me Bardhin dhe Alioskin.
Minuta e 41-të solli edhe golin e dytë për Maqedoninë, kur Manev shfrytëzoi mirë krosimin e Bardhit nga këndi për të realizuar për 2:0.
Në fraksionin e dytë, Maqedonia vazhdoi me lojë të mirë në fushë dhe regjistroi edhe disa raste tjera për gol, por që nuk arritën ti finalizojnë në rrjetën e Maltës, me çka ndeshja u mbyll me rezultatin e pjesës së parë.
Përfaqësuesja e vendit tonë pas këtij triumfi, rrumbullakson 7 pikë në grupin C eliminatorë të Evropianit. Kujtojmë se kjo ishte fitorja e parë e Maqedonisë që e regjistron si mysafirë në këto eliminatore.
Takimin e radhës në kuadër të këtyre eliminatoreve, Maqedonia do ta luaj muajin e ardhshëm, kur në udhëtim përballet me Ukrainën. /Telegrafi/