Muaji mars i vitit 2020, do të jetë shumë i rëndësishëm për Kombëtaren e Kosovës.
‘Dardanët’ do të kërkojnë Kampionatin Evropian ‘EURO 2020’ përmes play off të Ligës së Kombeve.
Kosova ndeshjen e parë gjysmëfinale e zhvillon kundër Maqedonisë së Veriut në udhëtim, me datë 26 mars.
🏆 #EURO2020 play-off draw ✅
Path D ✅ pic.twitter.com/oA7bdbUQmS— UEFA EURO 2024 (@EURO2024) November 22, 2019
Janë dy stadiume opsionale ku do të zhvillohet kjo ndeshje, për të cilën do të vendoset shumë shpejtë.
Por UEFA tashmë ka vendosur për orarin e takimit. Ndeshja mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës luhet duke filluar nga ora 20:45.
Ndërsa, UEFA ka vendosur që finalja të luhet duke filluar nga ora 18:00, ku fituesi i sfidës Maqedoni e Veriut – Kosovë takohet me fituesin e përballjes Gjeorgji – Bjellorusi. /RTK/