Site icon Telegrafi

Maqedonia e Veriut me indeksin më të ulët të çmimeve në Evropë

Maqedonia e Veriut është vendi me indeksin më të ulët të çmimeve për ushqim dhe pije joalkoolike në Evropë, ndërsa Norvegjia me nivelin më të lartë.

Instituti i Statistikave të Turqisë (TUIK) shpalosi rezultatet e Paritetit të Fuqisë Blerëse (PFB) për vitin 2018 sipas indeksit të nivelit të çmimeve për ushqim, pije dhe cigare.

Në rezultate janë përfshirë 28 shtete të Bashkimit Evropian (BE), 3 shtete të Shoqatës Evropiane për Tregti të Lirë (EFTA) (Zvicra, Islanda dhe Norvegjia), 5 shtete kandidate (Turqia, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Mali i Zi dhe Serbia), si dhe një shtet kandidat potencial (Bosnjë e Hercegovina).

Krahasimi i bërë në 37 vende tregon se indeksin më të ulët të çmimeve e ka Maqedonia e Veriut me 62, ndërsa indeksin më lartë prej 163 e ka Norvegjia.

Ndërkohë Turqia u radhit e 34-ta në këtë indeks brenda gjithsej 37 shteteve.

Indeksi i nivelit të çmimeve tregon fuqinë blerëse të valutave kombëtare të vendeve në krahasim me kursin e këmbimit. Në rast se indeksi i nivelit të çmimeve të një vendi është mbi 100 atëherë ky vend konsiderohet si i “shtrenjtë” në mesataren e vendeve me të cilat krahasoshet ndërsa nëse është më e ulët se 100 atëherë konsiderohet si i “lirë”.

Exit mobile version