Maqedonia e Veriut ka shënuar fitore ndaj Maltës me rezultat 2-1 në ndeshjen e parë kualifikuese për EURO 2024.
Përzgjedhësi Blagoja Milevski startoi me tre shqiptarë në formacion, duke i besuar Enis Bardhit, Ezgjan Alioskit dhe Visar Musliut.
Pjesa e parë u mbyll pa gola edhe pse vendasit kishin dy raste të mira.
Të tre golat u shënuan në pjesën e dytë, ku fillimisht rezultatin e zhbllokoi Eljif Elmas në minutën e 66-të (1-0).
Pas gjashtë minutash shënoi Darklo Churilov, i cili përfitoi nga asistimi i Enis Bardhit (2-0).
Krejt çfarë bën mysafirët, ishte një gol Yankam Yannick në minutën e 85-të për 2-1.
Më këtë fitore Maqedonia e Veriut merr tri pikët e para në grup./Telegrafi/