Site icon Telegrafi

Maqedonia e Veriut edhe zyrtarisht anëtare e NATO-s

Aleanca Veri-Atlantike (NATO) informon se sot edhe zyrtarisht Maqedonia e Veriut është bërë anëtarja e 30-të, pas depozitimit të instrumentit të anëtarësimit në Departamentin Amerikan të Shtetit në Washington.

Përmes një njoftimi, sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, thotë se tashmë Maqedonia e Veriut është pjesë e familjes së NATO-s.

“Familja është e bazuar në atë se pavarësisht sfidave, ne bashkë jemi në të fuqishëm dhe më të sigurt”, thekson Stoltenberg.

Në njoftim theksohet se ceremonia për ngritjen e flamurit të Maqedonisë së Veriut do të bëhet më 30 mars të këtij viti, në prezencë të Stoltenbergut dhe përfaqësuesve tjerë.

Ndryshe, protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO e ratifikuan të gjithë 29 shtetet, ndërsa e fundit e bëri Spanja./Telegrafi/

Exit mobile version