Site icon Telegrafi

Maqedonia e Veriut e fortë për Letoninë, shënon gol edhe Qamili

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futboll vazhdon kryesimin në tabelën e Ligës së Kombeve, pasi sonte në fushë  mysafire ka shënuar fitore bindëse 3:0 ndaj Letonisë, njofton Telegrafi.

Atanasov në të 35-ën, Qamili në të 70-ën dhe Elif Elmas në minutën e tretë të kohës shtesës shënuan për fitore bindëse. 

Maqedonia e Veriut ndeshjen e radhës kundër Armenisë e luan në fushë mysafir për tre ditë dhe nëse arrin të shënojë fitore, atëherë do të jetë e para në Grupin 4 në kuadër të Ligës C të Ligës së Kombeve. 

Ndeshja e radhës është me 13 tetor kundër Armenisë në fushë mysafire. /Telegrafi/

Exit mobile version