Site icon Telegrafi

Maqedonia e Veriut dhe Serbia me marrëveshje për kontrolle të përbashkëta në Tabanoc

Maqedonia e Veriut dhe Serbia kanë nënshkruar marrëveshje për të kryer kontrolle të përbashkëta në komunikacionin rrugor ndërkombëtar në vendkalimin kufitar Tabanoc-Preshevë.

Sipas autoriteteve, udhëtarët dhe transportuesit nga 1 gushti do të kenë rrjedhë më të lehtë dhe më të shpejtë nga njëri shtet në tjetrin, me vetëm një ndalesë dhe një kontroll të përbashkët, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Marrëveshjen në emër të dy qeverive në Beograd e nënshkruan ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski dhe zëvendëskryeministri dhe ministër i Punëve të Brendshme i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq.

“One stop control është risi, ka rëndësi historike dhe rëndësi të madhe për Republikën e Maqedonisë së Veriut, sepse për herë të parë nënshkruhet një marrëveshje e tillë me shtetet nga fqinjësia”,deklaroi ministri Spasovski pas nënshkrimit të marrëveshjes.

Ministri serb Stefanoviq deklaroi se me marrëveshjen për One stop control, në mënyrë më ndryshe do të rregullohet vendkalimi Preshevë – Tabanoc./Telegrafi/

Exit mobile version