Dita ndërkombëtare e punës që tradicionalisht festohet për nder dhe përkujtim të luftës së punëtorëve për avancimin e të drejtave të tyre, sot do të shënohet edhe në Maqedoni, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë do ta shënojë Ditën ndërkombëtare të punës me fushatë për organizimin dhe mobilizimin e anëtarësisë së re.
Dita ndërkombëtare e punës në Maqedoni deri në vitin 2006 festohej më 1 dhe 2 maj, po prej vitit 2007, ditë jopune është shpallur më 1 maj. /Telegrafi/