Site icon Telegrafi

Maqedonia e shënon Ditën botërore të hipertensionit

Dita botërore e hipertensionit, 17 maji, për herë të parë është prezantuar në vitin 2005 dhe ka për qëllim avancimin e vetëdijes publike për hipertensionin dhe nxitjen e qytetarëve për parandalim dhe kontroll të këtij vrasësi të heshtur.

Dita e sivjetme e hipertensionit shënohet nën moton „ A e din numrin tënd?”, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Çdo i katërti i moshuar ka shtypje të lartë të gjakut, që shpesh diagnostikohet në kohë. Hipertensioni mund të përcaktohet lehtë dhe të futen ndryshime në stilin e jetesës ose të terapisë për rregullim të shtypjes së gjakut. Hipertensioni është faktori i dytë i rrezikut për ngarkesë me sëmundje në vendet në zhvillim si dhe faktori parësor për goditje në tru dhe dobësim të zemrës.

Asociacioni i Maqedonisë për hipertension, së bashku me Shoqatën e mjekëve të mjekësisë së përgjithshme dhe asaj familjare, e shënojnë ditën botërore të hipertensionit gjatë tërë javës.

Aktiviteti qendror i matjes së shtypjes së gjakut dhe shpërndarja e broshurave, si dhe këmbimi i informatave për parandalimin e shtypjes së lartë të gjakut do të mbahet para monumentit të Nënë Terezës në rrugën Maqedonia, më 21 maj të këtij viti, prej orës 11 deri në ora 14./Telegrafi/

Exit mobile version