Site icon Telegrafi

“Maqedonia e Re është emri që përmendet si zgjidhje e mundshme për emrin”

Të ndryshohet taktika dhe të fillohet nga zeroja, e jo me emër të përbërë, sepse “Maqedonia nuk i takon as Tsiprasit, as Mistotakisit, as Leventisit, por Maqedonia është Greqi”, thotë lideri i Lidhjes së centralistëve të Greqisë, Vassilis Leventis në porosinë e tij për kryeministrin Tsipras, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai pas takimit me kryeministrin Tsipras, në bisedën me gazetarët zbuloi se emri që përmendet si zgjidhje e mundshme është Maqedonia e Re.

“Nëse rifillojmë bisedimet për emrin, do të ketë përkrahjen e gjithë Greqisë, duke filluar nga unë. Por, nëse fillon me arsyetimet se jemi lodhur, nuk mund të vazhdojmë kështu, duhet të zgjidhet çështja e emrit dhe fjalë të ngjashme, për të pranuar emrin Maqedonia e Re, unë do të jem kundër.”, tha Leventis./Telegrafi/

Exit mobile version