Site icon Telegrafi

Maqedonia e promovoi turizmin aktiv në panairin e Sllovenisë

Agjencia për promovim dhe mbështetje të turizmit në Maqedoni, për të dytin vit me rradhë e promovoi turizmin aktiv në panairin për turizëm “Natour Alpe Adria” në Lubljanë të Sllovenisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Përkrah turizmit aktiv, Agjencia për turizëm promovoi edhe ushqimin tradicional të Maqedonisë dhe venën, ndërsa vizituesit kishin mundësi të shijojnë ajvarin dhe djathin e Maqedonisë.

Delegacioni i Agjencisë për turizëm në panairin e Sllovenisë në të cilin ishin pjesëmarrës 330 operatorë turistikë nga 15 vende, realizoi takim me përfaqësues të kompanisë së aeroplaneve “Adria Airways”, të cilët treguan interes për rritjen e fluturimeve nga Lubljana në Shkup./Telegrafi/

Exit mobile version