BBC ka publikuar një shkrim në lidhje me emrat, të titulluar “Përse emrat kanë kaq shumë rëndësi?”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ndër shembuj interesant që përfshihen në këtë analizë, autori Jonathan Savage pa përfshirë edhe çështjen e pazgjidhur të emrit në mes të Maqedonisë dhe Greqisë.
Sipas tij, kur bëhet fjalë për politikë dhe diplomaci ndërkombëtare, emrat kanë rëndësi, duke përmendur dhe disa shembuj, si Ambasada e Rusisë në Washington tani gjendet në “Boris Nemtsov Plaza”, një politikan opozitar rus, kurse Ambasada e Emirateve të Bashkuara Arabe gjendet në rrugën Fahreddin Pasha, që sipas shtetit arab, pashai ka keqtrajtuar arabët përderisa ka qeverisur me Medinën.
Në vargun e shembujve, Savage përmend edhe atë të Maqedonisë, Sipas tij, bisedimet për çështjen e emrit kanë patur shumë pak shenja të përparimit, ndërkaq si emra përmend frazat “Maqedonia e Pavarur”, apo edhe “Republika e Maqedonisë”./Telegrafi/