Site icon Telegrafi

Ju prezantojmë Maqedoninë e Amazonës (Video)

800 banorë numëron fshati Maqedonia që gjendet në thellësitë e Amazonës, në pjesën e Kolumbisë. banorët të cilët jetojnë nga peshkataria, gjuetia dhe artizanati, nuk kanë parë kurrë automjete, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Thuajse gjysma e tyre janë më të rinj se 18 vjet, ndërkaq shkolla dhe kisha janë të vetmet vende publike. Sipas Alfa-Tv, fshati ka filluar të ngritet nga një familje në shekullin e 19, mbiemri i të cilës ka qenë Makedo, që i ka takuar fisit Ticuno.

Në vitin 1975, të gjitha famijet që kanë jetuar aty, së bashku kanë vendosur që fshati të quhet Maqedonia./Telegrafi/

Exit mobile version