Site icon Telegrafi

Maqedonia duhet të hyjë në tregun e Lindjes së Mesme

Oda ekonoime e Maqedonisë (OEM) porositi që Maqedonia ta shpeshtojë bashkëpunimin tregtar me Lindjen e Mesme dhe Magrebin, të përgatitë strategji ekonomike për këtë treg të madh prej 400 milionë njerëzish, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në konferencën për shtyp, EOM-ja tha se kompanitë e Maqedonisë kanë kapacitet për pjesëmarrje në tregun e këtyre vendeve, veçanërisht në bujqësi, ndërtimtari, tekstil, industrinë ushqimore, të drurit, elektrometalike, maqinerike dhe atë farmaceutike.

Paraprakisht, kompanitë duhet të njihen me specifikat, zakonet dhe traditat e partnerëve të tyre të ardhshëm afarist. Në këtë drejtim është promovuar një Doracak i posaçëm që përmbanë thuajse 60 faqe me parametra ekonomik për rajonin në fjalë. Gjithashtu, në doracak përfshihen edhe parametra juridik, mundësitë për eksport dhe dallimet kulturore./Telegrafi/

Exit mobile version