Për Lidhjen Demokratike të Maqedonisë (LDM), mbështetja e BE-së dhe NATO-s për reformat në Maqedoni duhet të jetë një faktor motivues në kohezionin e brendshëm.
Sipas tyre, edhe qytetarët duhet të marrin përgjegjësi për të ardhmen dhe përparimin e shtetit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
LDM-ja konsideron se reformat në gjyqësi, shërbimet intelegjente, administratë dhe në mediam përfshi stabilitetin e brendshëm, do t’i hapin dyert e integrimit në BE dhe në NATO.
Për këtë parti politike, Maqedonia ka mundësi historike që të kap ritmin e shteteve të forta demokratike dhe ekonomike.
LDM-ja kërkon nga të gjitha partitë politike që në tre muajt e ardhshëm t’u jepet përparësi reformave në sferat kyçe, duke u bërë thirrje që t’i japin fund përplasjes ndërpartiake, ndasive, dhe mohimit të gjithçfarë është arritur deri tani./Telegrafi/