Sot, Ministri i mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor, Sadulla Duraku, realizoi takim pune me Këshilltarin rajonal për infrastrukturë dhe mjedis jetësor pranë ambasadës së Zvicrës, Cliff Hammer.
Siç kumtuan nga kabineti i Ministrit të mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor, në këtë takim u shkëmbyen informata për bashkëpunimin e deritanishëm të të dy shteteve në sferën e mbrojtjes së mjedisit jetësor.
“Në bisedime theks i veçantë u vendos në projektet e përbashkëta për mbrojtjen e natyrës dhe ujërave, të cilat në vitet e kaluara me sukses u realizuan dhe sollën rezultate të dukshme. Biseda u zhvillua edhe në drejtim të zgjerimit të bashkëpunimit përmes financimit të projekteve të reja nga Konfederata zvicerane si dhe bashkëpunimit në fusha tjera që kanë të bëjnë me mbrojtjen e mjedisit jetësor”, thuhet në kumtesë./Telegrafi/