Maqedonia dhe Turqia tërësisht ta liberalizojnë tregtinë me prodhimet ushqimore bujqësore dhe sa më shpejtë të hapin dialog të nivelit institucional për bashkëpunim më të madh ekonomik midis investimeve nga të dyja palët dhe paraqitje të përbashkët në tregje të treta, porositën pjesëmarrësit e simpoziumit të sotëm që e organizon Fondacioni për hulumtime ekonomike nga Stambolli.
Sipas biznesmenëve, pa vullnet të sinqertë politik nuk as ndryshime, as përparim bilateral të shpejtë, por më e rëndësishme është të ekzistojë stabilitet politik, të funksionojë shteti juridik, të ketë konsistencë dhe si dhe dialog efikas privat publik.
“Që të rritet lidhja ekonomike midis Maqedonisë dhe Turqisë të dy qeveritë duhet të konfirmojnë strategji për bashkëpunim të mëtejshëm dhe t’i definojnë prioritetet. Ata më së shumti mund të kontribuojnë në shfrytëzimin e përbashkët të fondeve të BE-së, bartje të përvojës turke për partneritet privat-publik dhe në lehtësimin e procedurave për zhvillim të bizneseve, duke përfshirë qëndrim të përkohshëm dhe punë”, theksoi kryetari i Odës Ekonomike Maqedoni-Turqi (MATTO), Ajdovan Ademoski.
Ministri pa portofol Adnan Qahil në fjalimin në simpozium potencoi se ekonomia e Maqedonisë është e hapur për bashkëpunim dhe kjo i jep të drejtë, siç tha, të konsiderojë në numër sa më të madh të investuesve të huaj.
Të dhënat e fundit tregojnë se këmbimi tregtar midis Maqedonisë dhe Turqisë është modest. Në nëntë muajt e parë të këtij viti është 314 milionë dollarë, prej të cilëve vetëm 60 milionë është eksport nga ana e Maqedonisë./Telegrafi/