Federata e Hendbollit të Maqedonisë (FHM), së bashku me Federatën e Hendbollit të Sllovenisë (FHS) do të konkurrojnë për organizimin e Kampionateve Evropiane të vitit 2022 dhe 2024.
Alsat-M bën të ditur se kandiditura e përbashkët është dërguar në adresën e Federatës Evropiane të Hendbollit (FEH), përcjell Telegrafi Maqedoni.
Deri në fillim të vitit 2018, FEH-ja do të shqyrtojë të gjitha kandidaturat. Vendimi final do të jetë në Kongresin vjetor në Gllazgou, më 18 dhe 19 qershor të vitit 2018.
Përpos Maqedonisë dhe Sllovenisë, në garë, me kandidatura të përbashkëta janë edhe Belgjika-Spanja-Franca, pastaj Çekia-Sllovakia-Danimarka-Gjermania dhe Zvicra, por edhe Rusia me Bjellorusinë dhe Letoninë, për Evropianin e vitit 2022./Telegrafi/