Site icon Telegrafi

Maqedonia dhe Shqipëria hapin qendra kulturore në Shkup e Tiranë

Qeveria e Maqedonisë ka vendosur të nënshkruajë marrëveshje me Shqipërinë për hapjen e qendrave kulturore të Shqipërisë në Shkup dhe Maqedonisë në Tiranë.

“Me themelimin e Qendrës Kulturore Informative të Maqedonisë në Tiranë dhe Qendrës Kulturore Informative të Shqipërisë në Shkup, presim që edhe më tej të rritet bashkëpunimi në mes dy shteteve”, thotë zëdhënësi i Qeverisë, Muhamet Hoxha.

Sipas tij, kjo do të thellon bashkëpunimin kulturor dhe do të krijon kushte që punëtorët e kulturës dhe institucionet e kulturës të prezantojnë pasurinë e tyre si në Shqipëri ashtu edhe në Maqedoni. /Telegrafi/

Exit mobile version