Site icon Telegrafi

Maqedonia dhe Serbia do të kenë një kontroll doganore në kufirin në Tabanoc dhe Pelincë

Maqedonia dhe Serbia do të fillojnë me zhdoganim të përbashkët në vendkalimet kufitare Tabanoc-Preshevë dhe Pelincë-Prohor Pçinksi.

Vendimi i mor në seancën e mbrëmshme të Qeverisë së Maqedonisë.

Zhdoganimi i përbashkët është një nga qëllimet e Planit aksional disavjeçarë për krijimin e një sfere ekonomike rajonale në Ballkanin Perëndimor, të miratuar në Samitin e Triestës, në qershor të vitit të kaluar.

Kjo paraqet lehtësime për tregtinë e lirë me mallra, si edhe përmirësim të menaxhimit të përbashkët me rrezikun, kontrolle kufitare me një ndalesë.

Ky koncept i kontrollit kufitar me një ndalesë paraqet procedurë më te thjeshtë që zbatohet në një vendkalim kufitar gjatë kontrollit të udhëtarëve, mallrave dhe mjeteve transportuese./Telegrafi/

Exit mobile version