Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë dhe përfaqësuesi në Komitetin e përzier për shpërndarjen e pronës Diplomatike dhe Konsullore të ish-RSFJ-së, Veljko Odaloviq, tha se ndarja e ndërtesës në Athinë midis Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut ka përfunduar.
“Objekti ndahet midis Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, e cila më parë nga shkaqe të ndryshme nuk është mundur të bëhet”, tha Odaloviq për “Tanjug”, duke shpjeguar vendimet e takimit të fundit të Komitetit të përzier në Beograd që u morën dhjetë ditë më parë, i cili, siç tha ai, “U mblodhën pas shtatë vjetësh, duke sjellë më shumë vendime konkrete”.
“Serbisë i takon objektet në Frankfurt, Gjenevë dhe rezidencat në Harare, Zimbabve, ndërsa ka përfunduar edhe ndarja e objekteve në Ankara, midis Serbisë dhe Bosnjës, dhe në Athinë me Maqedoninë e Veriut”, tha Odaloviq.
Ai vlerësoi se ka ende disa vendime për t’u bërë, siç është ndarja fizike e katër komplekseve të mëdha që nuk mund të jenë mjet të ndarjes, siç janë në Brazil, Addis Abeba, Nju Delhi dhe Moskë./Telegrafi/