Site icon Telegrafi

Maqedonia dhe Serbia bashkëpunojnë në sferën e tatim-taksave

zastava srbije - srpska zastava - srpski grb- grb srbije - 1882 - 2010 - Serbia flag

Bashkëpunimi i Drejtorive të të ardhurave publike të Maqedonisë dhe Serbisë do të vazhdojë përmes shkëmbimit të përvojave dhe praktikave pozitive, si edhe puna e përbashkët në zbatimin e politikave tatimore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kështu u zotuan në Beograd, drejtorët e institucioneve të tatimeve të Maqedonisë dhe Serbisë, Anastasija Ilieska dhe Dragana Markoviq.

Drejtorët kënë diskutuar për aktivitetet e tanishme që i zbatojnë të dy drejtoritë, synimet strategjike të përpiluara dhe procesin e modernizimit të administratës tatimore, me theks të posaçëm në projektet që janë në fazë të realizimit./Telegrafi/

Exit mobile version