Telegrafi

Maqedonia dhe Kosova, protokoll për transportin e udhëtarëve

Protokolli u zyrtarizua të premten nga Komisioni i përzier midis përfaqësuesve të Ministrive të Transportit të të dyja vendeve. Me këtë dokument të nënshkruar rregullohen marrëdhëniet në fushën e linjave, standardeve dhe sigurisë së transportit të udhëtarëve, si dhe transportin e lirë të udhëtarëve midis dy vendeve, transmeton agjencia e lajmeve Ina.

Ministria e Transportit dhe Lidhjeve bëri të ditur se transporti i udhëtarëve do të realizohet me dhënien e lejeve për kompanitë e transportit nga të dyja vendet, të cilat janë me afat prej pesë viteve.

Protokolli i nënshkruar mundëson që dy vendet të shkëmbejnë 150 leje transporti për transport midis dy vendeve dhe për transport transitor. Deri tani dhjetëra kompani kosovare por edhe ato nga Maqedonia kanë mbajtur linjat e transportit të udhëtarëve midis dy vendeve, mirëpo pa pasur asnjë kornizë dhe leje ligjore. /Telegrafi/