Telegrafi

Maqedonia dhe Kosova në mesin e dhjetë vendeve me punëtorë ilegalë në Gjermani

Puna ilegale ose e njohur si zhargon, puna në të zezë, në Gjermani, është rritur në krahasim me vitin paraprak. Në gjysmën e parë të vitit janë regjistruar 65.755 procedura për punë në mënyrë ilegale ose 3342 procedura më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, shkruan gazeta ‘Welt’, duke u thirrur në raportin e Qendrës për analiza dhe strategji të përbashkëta, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Punëtorët ilegal, sipas këtij raporti, e kanë origjinën nga këto dhjetë vende: Maqedonia, Shqipëria, Serbia, Bosnjë dhe Hercegovinë, Vietnami, Ukraina, Turqia, Kosova, Moldavia dhe Gana.

”Procedurat e ngritura për ‘qëndrim pa leje’, shumica e punëtorëve vijnë nga sfera e ndërtimtarisë, hotelierisë dhe aktivitete tjera ditore, pa pasur leje të caktuar”, tuhet në raport.

Gazeta ‘Welt’ e përcjell vlerësimin e kryetarit të grupit për dogana pranë Sindikatës së policisë, Frank Bukenhofer, i cili thotë se rritja e numrit të procedura nuk është e lejuar.

‘Numrat rriten sepse dogana zbaton më shumë kontrolle në ‘betejën’ kundër punësimit ilegal, por ajo sipas neve, ende nuk është e mjaftueshme’.

Edhe Thomas Libel, zv.shef në Sindikatën gjermane të doganave, ankohet se ka ‘mungesë të rëndësishme të personelit pranë kontrolleve financiare në pjesën e punësimit në të zezë’ dhe se në këtë aspekt asgjë nuk është ndryshuar viteve të fundit. /Telegrafi/