Telegrafi

Maqedonia dhe Katari do të bashkëpunojnë në fushën e sigurisë së brendshme

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot në Ministrinë e Punëve të Brendshmesh, realizoi takim pune me ambasadorin e shtetit të Katarit në Republikën e e Maqedonisë, Hasan bin Abdulla Zaid al Mahmud.

Siç njoftojnë nga MPB-ja, në takim Spasovski e theksoi rëndësinë në periudhën e ardhshme kujdes i posaçëm t’i kushtohet bazës ligjore për bashkëpunim në sferën e sigurisë së brendshme mes dy vendeve.

“Në këtë mënyrë do të ekzistonte kornizë ligjore me të cilën do të rregulloheshin lufta e përbashkët kundër krimit të organizuar, luftës kundër terrorizmit, trafikimit të palejuar me armë dhe sfera të tjera të cilat e prekin sigurinë e dy vendeve. Gjithashtu në takim u bisedua edhe për marrëdhëniet e shkëlqyera miqësore mes dy vendeve të cilat në të ardhmen do të duhet në mënyrë shtesë të zhvillohen në të gjitha sferat e jetës shoqërore”, theksojnë nga MPB-ja.

Gjithashti ata thonë se ministri Spasovski në fund të takimit ka marrë edhe ftesë për vizitë zyrtare në shtetin e Katarit, gjatë të cilës do të realizoheshin takime me homologun e tij të Katarit dhe me Kryeministrin e shtetit të Katarit./Telegrafi/