Telegrafi

Maqedonia dhe Italia nënshkruajnë marrëveshje për këmbim të informatave të klasifikuara

Ministri i jashtëm i Maqedonisë, Nikola Poposki dhe ambasadori italian në vend, Ernesto Massimo Bellelli, sot nënshkruan Marrëveshje për këmbim të informatave të klasifikuara ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Italisë, bën të ditur MPJ, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në takim, Poposki dhe Bellelli kanë biseduar edhe për marrëdhëniet miqësore dypalëshe, me ç’rast kanë vlerësuar shënim të zhvillimit të vazhdueshëm gjatë dy dekadave të kaluara, para së gjithash, në sferën e mbrojtjes, punëve të brendshme, shëndetësisë, arsimit dhe bashkëpunimit rajonal.

“Në takim u shqyrtuan edhe mundësitë për thellimin e marrëdhënieve ekonomike, posaçërisht në korniza të Procesit të Berlinit, si dhe në pikëpamje të mbështetjes për zhvillimin e infrastrukturës përgjatë Korridorit 8, i cili i ndërlidh Bullgarinë, Maqedoninë, Shqipërinë dhe Italinë”, qëndron në kumtesën e MPJ./Telegrafi/