Telegrafi

Maqedonia dhe Greqia do të realizojnë 37 projekte të përbashkëta

Maqedonia dhe Greqia do të realizojnë 37 projekte të përbashkëta në suaza të Programit Interreg IPA për bashkëpunim ndër-kufitar në vlerë prej 36,2 milionë euro.

Kjo u bë e njohur sot në deklaratën e Info për ditën e zbatuesve të projekteve të mbajtur sot në Strumicë.

Nga shuma e përgjithshme e mjeteve të parapara për këto projekte, Maqedonisë i janë ndarë 14 milionë euro dhe do të realizohen projekte nga shumë sfera të ndryshme të rëndësishme për qytetarët e dy shteteve fqinje.

“Realizimi i projekteve paraprake ndër-kufitare më jep të drejtë të shpresoj për rezultate të suksesshme edhe në këtë rast. Bëhet fjalë për projekte që mundësojnë hapjen e vendeve të reja të punës, ballafaqim të përbashkët me rreziqe dhe katastrofa, përmirësim të infrastrukturës dhe shërbime më cilësore shëndetësore në rajonet e vijës kufitare.”, tha Alexandros Samaras, përfaqësues i Organit drejtues nga ana e Greqisë.

Këto projekte duhe të realizohen gjatë 18 mujave të ardhshëm, gjegjësisht të përfundojnë gjatë vitit 2020./Telegrafi/