Maqedonia dhe Greqia u dakorduan për formimin e grupeve të punës, të udhëhequr nga ministrat për punë të jashtme, të cilët do të jenë të përkushtuar në gjetjen e zgjidhjes për kontestin 25 vjeçar për emrin e Maqedonisë, deklaroi sot kreu i diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov për Reuters.
“Jemi të bindur se nga të dy palët ekziston vullnet për të shkurar para, tha Dimitrov, i cili dje realizoi takim pune me ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Kotzias.
Ai në intervistën për Reuters theksoi se dy shtetet janë dakorduar të formojnë grupe pune, të udhequra nga ai dhe Kotzias dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë do të negociojnë për zgjidhjet e mundshme për çështjen e emrit, duke shtuar se ai pret që takimi i parë të realizohet gjatë muajit shkurt.
“Kemi përgjegjësi të madhe. Është e qartë se çështja e identitetit ka rëndësi të madhe për ne. Duhet të gjejmë mënyrë për t’i bindur kolegët tanë grek se dallim të qartë mes shtetit tonë dhe rajonit të tyre, që përfshin Greqinë veriore”, tha Dimitrov./Telegrafi/