Komisioni multidisiplinar i ekspertëve në mes Bullgarisë dhe Maqedonisë do të propozojnë që të dyja qeveritë bashkërisht të festojnë ditën e Shën Kirilit dhe Metodit dhe Gligor Prliçev, deklaruan dy kryetarët e komisioneve të Maqedonisë dhe Bullgarisë, Dragi Gergiev dhe Angel Dimitrov, njofton “BTA”.
“Me kolegët tanë nga Republika e Maqedonisë kemi rënë dakord në terma shkencore për të justifikuar pse dy qeveritë tona duhet të vazhdojnë për të festuar së bashku ditën e Shën Kirili dhe Metodi”, sqaroi Angel Dimitrov, gjatë seancës së tretë të Komisionit të Përbashkët.
Është arritur konsensusi dhe është propozuar që në të dyja vendet të respektohet dhe të festohet Grigor Prlicev, një njeri me merita të jashtëzakonshme për zhvillimin kulturor dhe social.
“Bëmë përpjekje serioze për t’i afruar më shumë qëndrimet në interpretimin e historisë mesjetare dhe veçanërisht tek personi i Mbretit Samuili. Bisedimet ishin të gjata dhe serioze, në mënyrë profesionale të saktë, vështirë se po arrijmë në një pozicion të përbashkët, por nuk kemi marrë armë”, thotë Dimitrov.
Dragi Gorgiev, drejtor i Institutit të Historinë Kombëtare në Shkup, i cili bashkë kryeson Komisionin e Republikës së Maqedonisë, tha se takimi në Sofje kishte një atmosferë pozitive dhe një dëshirë për bashkëpunim.
“Jam i kënaqur me takimin dhe unë kthehem me energji pozitive në Republikën e Maqedonisë”, tha Georgiev./Telegrafi/