Qeveria e Bullgarisë miratoi draft programin për bashkëpunim në fushën e kulturës në mes Ministrisë për Kulturë të Republikës së Bullgarisë dhe Ministrisë për Kulturë të Republikës së Maqedonisë për periudhën e viteve 2018-2021, deklarojnë nga konferenca për shtyp e qeverisë.
Bashkëpunimi kulturor në mes të dyja vendeve më vetëm se është e rregulluar me marrëveshjen në mes të dyja vendeve, e nënshkruar në Shkup më 15 maj të vitit 2000, si dhe në frymën e marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim në mes Republikës së Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë e nënshkruar më 14 shkurt të vitit 2018.
Draft programi merr parasysh interesat reciproke në mes të dyja vendeve dhe i përmban të gjitha tekstet e nevojshme për zhvillim të marrëdhënieve në mes Bullgarisë dhe Maqedonisë në fushën e kulturës.
Draft propozimi i rregullon mundësitë për bashkëpunim në fushën e teatrit, literaturës, artit, përkthimit dhe publikimin e krijimtarisë së shkrimtarëve nga vendi tjetër, organizimin e shfaqjeve dhe festivaleve muzikore, kino, muzik, vallëzim, mbrojtjen e të drejtave autoriale./Telegrafi/