Maqedonia dhe Bullgaria do ta intensifikojnë bashkëpunimin në shëndetësi, është konstatimi i përbashkët i ministrave të Shëndetësisë të dy vendeve, Venko Filipçe dhe Kiril Ananiev, të cilët mbajtën takim në Sofje.
Nga Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni njoftuan se në takim është potencuar se Bullgaria, si vend anëtare e BE-së respekton të gjitha rregullat dhe bashkëpunimin në fushën e shëndetësisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Gjithashtu në takim ministrat janë marrë vesh që në kuadër të Ministrive të Shëndetësisë të formohen grupe pune, të cilat intenzivisht do të punojnë për zbatimin e standardeve evropiane.
Dy ministrat u dakorduan që Agjencia e Bullgarisë për ilaçe të ofrojë laboratorinë e tyre për testim të ilaçeve nga Maqedonia./Telegrafi/