Me titullin ”Maqedonia – Bukuria e fshehur nëpër përralla”, revista prestigjoze çeke ”Like” i ka kushtuar një reportazhë turizmit në Maqedoni, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Duke e përshkruar si vendi i njërit nga popujt më të vjetër evropian, me plotë kulturë dhe famë historike, ”Like” porositë që të ndahet kohë dhe të vizitohet ky vend ballkanik, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Revsita bën një përshkrim të Maqedonisë duke përshkruar çdo potencial turistik të vendit. Përveç Shkupit, revista përmend edhe Ohrin, që është në mbrojtje të dyfishtë të UNESCO-së.
Pritet që ky reportazhë të ndikojë pozitivisht në rritjen e numrit të turistëve të Çekisë në Maqedoni./Telegrafi/