Telegrafi

Maqedonia me borxh të ri prej 24 milionë euro

Ditën e martë Ministria e Financave do të hyjë në borxh të ri, duke marë rreth 24 milionë euro nga bankat vendase dhe kompanitë e sigurimit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kjo do të jetë huamarrja e dytë në tregun vendas këtë vit, ndërsa e treta pas gjysmë miliardë eurove nga letrat shtetërore me vlerë. Nga Ministria e Financave thonë se borxhet e reja bëhen për shkak të kthimit të borxheve të vjetra, ndërsa borxhet dhe afatet e kthimit të tyre tashmë janë publikuar në kalendarin e Ministrisë së Financave.

“Nga ata publikime është e qartë se tërheqja e fondeve në bazë të ankandit konkret të letrave shtetërore me vlerë ëshë e njëjtë me atë që pason në bazë të njëjtë gjatë periudhës në vijim”, thuhet në kumtesën e MF-së.

Sipas këtij kalendari më 24 dhe 29 janar shteti duhet të kthejë borxh të vjetër në vlerë prej 24 milionë euro. Nga Ministria e Financave nuk dhanë përgjigje nëse do v ndërpritet huamarrja nga burime të brendshme, duke pasur parasysh se në fillim të vitit shteti hyri në një borxh me vlerë 500 milionë euro.

Borxhi publik i Maqedonisë deri në shtator të vitit 2017 arrin 4,6 miliardë euro ose 45,8 për qind të BPV-së, ndërsa deri në vitin 2020 Maqedonia duhet të kthejë borxh prej 1,2 miliardë euro./Telegrafi/