Telegrafi

Maqedonia bojkotoi ndarjen e Çmimit Nobel për literaturë

Maqedonia iu bashkua bojkotit të ndarjes së Çmimit Nobel për literaturë, shkrimtarit kontravers Peter Handke.

Shumica e vendeve nga Ballkani e bojkotuan ndarjen e Çmimit nobel për shkak se Handke, gjatë viteve e nëntëdhjeta ka përkrahur Sllobodan Milloshqeviqin dhe ka mohuar gjenocidin në Srebrenicë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Protestat kundër ceremonisë së Çmimit Nobel për Handke në Stokholm, nuk mungonte as flamuri shqiptar

“Duhet ta kundërshtojmë mohimin e gjenocidit. Për këtë shkak i dhamë instruksione ambasadorin të Maqedonisë së Veriut në Suedi që të mos merr pjesë në ceremoninë e ndarjes së Çmimit për Handkle”, shkroi Nikolla Dimitrov në ‘Twitter’./Telegrafi/