Site icon Telegrafi

“Maqedonia bllokon” paralajmëron protesta para Kuvendit të Maqedonisë

Përfaqësuesi i iniciativës qytetare “Maqedonia bllokon” Dragan Ugrinovski njoftoi se 84 parti dhe organizatat do të organizojnë protestë të madhe para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë ditën e shtunën (1 dhjetor) në ora 12:00, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Në të njëjtën ditë, në të njëjtën kohë, do të votohen për ndryshimet kushtetuese, ndërsa jashtë qytetarët do ta mbrojë shtetin. Ne po hyjmë në një betejë përfundimtare kundër qeverisë së kukull dhe bashkëpunëtorëve të jashtëm të sajë. Ne fitoren duhet ta me protesta masive. Qëllimi është rënia e këtij e pushteti dhe zgjedhjet”, tha Ugrinovski.

Ai shtoi se kjo është beteja përfundimtare me pushtetin dhe bënë thirrje që të dilet në protestë pa marrë parasysh dallimet partiake. Nga kjo iniciativë thonë se do të qëndrojnë në rrugë derisa të bie ky pushtet./Telegrafi/

Exit mobile version