Në konferencën e sotme për shtyp, koordinatori i “Maqedonia bllokon”, Dragan Ugrinovski tha se “‘Maqedonia bllokon’ ku marrin pjesë 84 organizata, parti politike, organizata joqeveritare, nisma qytetare nga vendi dhe diaspora, nesër, më 1 dhjetor, në ora 12:00 fillon protesta mbarëpopullore para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë”.
Sipas tij, “Maqedonia bllokon’ fillon luftën përfundimtare me Qeverinë për mbrojtjen e emrit maqedonas, identiteti, historisë dhe traditës së popullit maqedonas, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Në këtë luftë, ose do të lejojmë që Qeveria Kukull në Shkup të fshijë gjithçka që është maqedonase ose Maqedonia do të fitojë për të mbetur. Deri këtu ka ardhur, për herë të tretë nuk ka, ose ata ose ne”, thotë Ugrinovski.
Ai shton se qëllimi i protestës mbarëpopullore ka vetëm një kusht dhe kjo është shpërbërja e Kuvendit dhe zgjidhje pa Zoran Zaevin si kryeministër./Telegrafi/