“Maqedonia bllokon” në konferencë për shtyp bëri thirrje për protestë gjithpopullore, që do të jetë nesër para Kuvendit me qëllim ndalimin e ndryshimeve kushtetuese. Protesta do të mbahet në ora 12:00. Në të njëjtën kohë në Kuvend do ta mbahet seanca, ku deputetët do të votojnë për amendamentet kushtetuese për ndryshimin e Kushtetutës.
“Siç dihet, vjet më 4 nëntor, 84 84 organizata, parti politike dhe shoqata nga vendi dhe diaspora, nënshkruan marrëveshje për bashkëpunim ku do të formohet shtab i krizës kundër ndryshimit të Kushtetutës, shpërbërjen e Kuvendit dhe caktimin e zgjedhjeve, që do të quhet ‘Maqedonia bllokon’. Siç njoftuan, më herët ‘Maqedonia bllokon’ organizon protestë gjithpopullore, mbledhje para shtëpive të tetë deputetëve të kërcënuar, bllokim të rrugëve magjistrale, bllokim të bulevardeve në Shkup dhe bllokim të vendkalimit kufitar ‘Bogorodicë'”, tha Janko Baçev në konferencën e sotme për shtyp, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai thotë se në të njëjtën ditë, në të njëjtën kohë brenda në Kuvend, deputetët do të votojnë për amendamentet kushtetuese, ndërsa jashtë para Kuvendit do të jetë populli për ta mbrojtur shtetin e Maqedonisë dhe popullin maqedonas.
“‘Maqedonia bllokon’, populli maqedonas dhe pjesa më e madhe e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë hynë në luftë përfundimtare me Qeverinë kukull në Shkup dhe mentorët e saj të huaj, që duan me ndryshimet kushtetuese të fshinë gjithçka që është maqedonase. E gjithë bota sheh se maqedonasit janë të vendosur fuqishëm dhe me çdo çmim ta ndalojnë gjenocidin ndaj popullit maqedonas”, tha Baçev.
Ai gjithashtu numëroi fitoren e popullit maqedonas më 30 shtator ku referendumi doli i pasuksesshëm ndërsa sipas tij, tani është faza përfundimtare për mbrojtjen e shtetit maqedonas dhe popullit maqedonas.
“Mundësia e fundit për gjeneratën tonë. Ju bëjmë thirrje që masovikisht në protestën gjithpopullore para Kuvendit, pa dallim të përkatësisë politike, etnik për shkak se kjo nuk është luftë e individëve, kryetarëve apo për pushtet, luftojmë për mbrojtjen e emrit të shenjtë maqedonas, identitetin, historinë dhe traditën e popullit maqedonas”, theksoi Baçev./Telegrafi/