Ne jemi maqedonas për vete, nuk do të lejojmë që dikush që nuk është maqedonas të ndryshojë emrin e tij. Le ta ndryshojnë atë. Ne nuk do të lejojmë. Ne jemi maqedonas dhe ashtu do të mbetemi. Ne nuk do të lejojmë në qoftë duhet dhe jetën tonë do ta japim, theksojnë nga “Maqedonia bllokon”, e cila udhëhiqej nga Janko Baçev, kryetar i partisë së Maqedonia e Vetme në kalimin kufitar me Greqinë.
Ata bllokuan rrugën me vetura, dhe ata erdhën të shoqëruar nga një automjet i policisë. Në kufi ekzistojnë një numër i punonjësve të policisë të cilët në fillim nuk lejuan që kufiri të bllokohet për hyrje në Greqi nga Maqedonia.
Pjesëmarrësit thërrisnin “Maqedonia, Maqedonia” dhe thonë se “ky është vendi ynë, do të ndalemi kudo që të duam” thonë qytetarët pjesëmarrës.
“Këtu jemi në vendkalimin kufitar. Mjaft ishte. Këtë terror dhe tirani nuk mund ta durojmë më. Nga ky moment fillon rezistenca jonë për tërheqjen e kësaj qeverie”, thotë Risto Mijakovski./Telegrafi/