Maqedonia është bërë me regjistër grafik të tokës ndërtimore, që nënkupton se procedurat për sjelljen e planit urbanistik bëhet krejtësisht në rrugë elektrike, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Regjistri është përpunuar në një periudhë tre vjeçare nga një ekip ekspertësh, i përbërë nga institucione përgjegjëse, ku janë investuar 250000 euro të siguruara nga buxheti i Agjencisë për kadastër dhe patundshmëri.
Nga sot, shfrytëzuesit prefesional kanë qasje në këtë regjistër, siç janë shtëpi planifikuese, Ministria e transportit dhe lidhjeve, Agjencia për planifikim hapësinorë, komunat dhe gjeodetët, ndërkaq nga qershori do të mund të përdoret edhe nga qytetarët dhe bashkësitë biznesore./Telegrafi/